Ish-portieri i Rumanisë, Florian Prunea, thotë se Kosova do të ishte kundërshtare më e përshtatshme për Rumaninë në finale të plejofit për Kupën e Botës 2026.

Ai ka thënë se Rumania do t’i kishte gjasat reale për fitore ndaj Kosovës.

Në fakt, as Rumania e as Kosova nuk e kanë të sigurtë finalen e 31 marsit.
Rumania duhet ta mposhtë Turqinë në gjysmëfinale, kurse Kosova përfaqësuesen e Sllovakisë.

“Do të doja të vazhonim me Kosovën, sepse Sllovakia më duket jashtëzakonisht e fortë, më e fortë se Kosova. Kosova ka trajner të jashtëzakonshëm. E njoh Franco Fodan. Sllovakia është më e vendosur, më e organizuar, më e fortë fizikisht”, ka thënë ish-portieri i Rumanisë.

Rumania e Kosova janë përballur katër herë në të kaluarën.

Rumunët kanë fituar tri herë. Njëra prej fitoreve ishte me rezultat zyrtar. Një ndeshje përfundoi 0:0.