Jalen Riley është basketbollisti i radhës amerikan te skuadra prizrenase e Bashkimit.

Riley është prezantuar të hënën nga Bashkimi, në ditën e fundit kur mund të bëhen përforcime të huaja.

Bashkimi po lufton për titull të kampionit, por ka mbetur prapa Trepçës, nga e cila e humbi finalen e Kupës.

Fundori Riley së fundi ishte në Izrael, ku luajti me mesatare prej 7,3 pikëve.

Pos në Izrael ka luajtur edhe në Sllovaki, Lituani, Francë, Portugali, Estoni, Greqi, Kinë, Poloni. Ka karrierë të gjatë në basketbollin profesionist.