Grupmosha U19 e Shqipërisë e ka regjistruar fitoren më të thellë në histori, pas fitores bindëse ndaj Maltës. 

“Kuqezinjtë” e rinj fituan 7:1 të shtunën në “Shtëpinë e Futbollit”, në ndeshjen e Grupit B4 për kualifikime të Evropianit. 

Arman Durmishi realizoi “hat-trick”, ndërsa me dy gola fitoren e ndihmoi Gabriel Kulla. Një gol e shënoi Enis Rexhepi. 

Shqipëria U19 i ka tri pikë në vendin e tretë. Grupit i prin Norvegjia me gjashtë pikë, kurse Luksemburgu i dyti i ka tri pikë. Malta e fundit është pa pikë. 

Ndeshjen e fundit të Grupit 4 të Ligës B, Shqipëria e luan më 31 mars ndaj Norvegjisë nga ora 15:00. 

Kualifikimi në Evropian nga Liga B nuk është i mundur. 

Të shtunën, Shqipëria U17 fitoi 2:0 në miqësore ndaj Letonisë, po në “Shtëpinë e Futbollit.