David Duris i Rosenborgut nuk do të luajë për Sllovakinë ndaj Kosovës të enjten mbrëma në Bratislavë.

Lajmi është bërë i ditur nga përzgjedhësi i Sllovakisë, Francesco Calzona.

Futbollisti i krahut që luan te skuadra norvegjeze ka pësuar lëndim në shpatull dhe nuk do të mund ta ndihmojë Sllovakinë në ndeshjen ndaj Kosovës, e rëndësishme për gjysmëfinalen e plejofit të Botërorit 2026.

Fituesi luan në finale me fituesen e ndeshjes Turqia – Rumania.

Finalja luhet më 31 mars.