Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll ka arsyetuar rolin e favorites në ndeshjen ndaj Gjibraltarit.

Të premten paradite në Manavgat të Turqisë, Kosova U19 fitoi 7:0 ndaj Gjibraltarit.

Donart Ahmeti e Lorik Mehmeti i shënuan nga dy gola, kurse Rin Ahmeti, Diart Gashi e Agon Uka nga një.

Kosova tri ditë më parë luajti 1:1 me Armeninë.

Ndërkohë më 30 mars përballet me Turqinë, që është nikoqire.

Kosova U19 luan në Grupin B2 të raundit të parë kualifikues për Euro 2027.

Vetëm fituesi i grupit avancon në ligën A për fazën e dytë.