Kampionati Botëror që do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada është kompletuar me 48 ekipet pjesëmarrëse pas përfundimit të fazës plejof. Tashmë dihen edhe oraret e ndeshjeve të grupeve.

Ndeshja hapëse e Botërorit do të luhet më 11 qershor mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Këto dy shtete luajtën ndeshjen hapëse edhe në Botërorin e vitit 2010.

Ndeshjet e grupeve do të luhen në këto orare sipas kohës sonë lokale: 04:00, 21:00, 03:00, 00:00, 06:00, 19:00, 22:00, 01:00, 18:00.

Përveç dy vendeve të para, tutje do të kalojnë edhe tetë nga 12 vendet e treta më të mira. Është Botërori i parë që do të organizohet me 48 ekipe – më së shumti ndonjëherë.

Grupet

Grupi A: Çekia, Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut

Grupi B: Kanadaja, Bosnjë-Hercegovina, Katari, Zvicra

Grupi C: Brazili, Haiti, Maroku, Skocia

Grupi D: Australia, Paraguai, Turqia, SHBA

Grupi E: Curacao, Ekuadori, Gjermania, Bregu i Fildishtë

Grupi F: Holanda, Japonia, Suedia, Tunizia

Grupi G: Belgjika, Egjipti, Irani, Zelanda e Re

Grupi H: Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Spanja, Uruguai

Grupi I: Franca, Norvegjia, Senegali, Iraku

Grupi J: Algjeria, Argjentina, Austria, Jordania

Grupi K: Kolumbia, Republika Demokratike e Kongos, Portugalia, Uzbekistani

Grupi L: Kroacia, Anglia, Gana, Panamaja