Dy futbollistët e Real Madrdiit, Aurilen Tchouameni dhe Fede valverde kanë pasur sot një përleshje tjetër fiziki, ku ky i fundit sipas “Marca”, ka përfunduar në spital.
Sipas gazetës spanjolle, gjithçka nisi kur Valverde refuzoi ti shtrengonte dorën mesfushorit francez, duke filluar kështu një seancë shumë armiqësore që përfundoi me një sherr serioz në dhomën e zhveshjes në fund të stërvitjes.
Tchouameni thuhet se i dha një goditje të fortë mesfushorit nga uruguai, i cili pësoi një kontuzion të rëndë që rezultoi në një prerje dhe e detyroi të shkonte në spital.
Aktualisht, atmosfera në Real Madrid është jashtëzakonisht e tensionuar, me nervozizëm, përçarje të brendshme.


























