Gjysmëfinalja e “play-off”-it të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet më 26 Mars 2020 (ora 20:45), në stadiumin “Tose Proeski”, në Shkup.
Fituesi i kësaj gjysmëfinaleje do të luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi.
Ndërsa, fituesi i “play-off”-it do të kualifikohet në Kampionatin Europian – EURO2020.