Transferimin e kapitenit të Barcelonës Lionel Messi në Angli, nuk e dëshiron njëri nga mbrojtësit i kampionit anglez, Liverpool.
Bëhet fjalë për uellsianin Andy Robertson, i cili ka thënë se nuk e dëshiron Messin në Premier League.
Messi dhe Roberston kanë pasur ‘një zënkë’ në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kur skuadra angleze e kishte mposhtur Barcelonën në ndeshjen kthyese.
“Mendoj se Liverpooli ka përjashtuar çdo mundësi që të nënshkruajë me të. Kështu sa më përket mua, nuk e dua këndej pari në Premier League dhe shpresoj të ndodhë kështu. Por, duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Robertson.
Pas njoftimit se dëshiron të largohet nga Barcelona, shumë skuadra kanë shprehur interesimin e tyre për Messin.
Por duket se Manchester City është skuadra favorite për të transferuar 33-vjeçarin, duke pasur parasysh se City drejtohet nga ish-trajneri i Messit, Pep Guardiola./VAR Kosova/