Në mungesë të futbollistëve për ndeshjen ndaj Greqisë, si shkak i procedurave për Covid-19 dhe lëndimit të tyre, Challandes ka vendosur që për këtë takim ta ftojë në Kombëtare edhe Rron Brojën.

Broja i cili vazhdimisht ishte pjesë e Kosovës U21, sot me kërkesë të Challandes i është bashkuar Kombëtares A, shkruan VAR Kosova

Mesfushori ynë, në një prononcim për “VAR Kosova”, tha se është i lumtur që ka pranuar ftesën nga Challandes, dhe zotohet se do ta jep maksimumin në këtë ndeshje.

“Po, sot i jam bashkuar skuadrës. Jam i lumtur për ftesën, do të jap maksimumin, do jetë ndeshje e vështirë por besoj shumë në skuadrën që kemi”, tha ai.

Kujtojmë se Broja më parë ishte pjesë e klubit të Trepçës ’89, ndërsa aktualisht paraqitet për Partizanin e Shqiperisë./VAR Kosova/