Milot Rashica nuk do të jetë sonte me Kosovën për takimin ndaj Greqisë, kjo për faktin se skuadra e Werderit nuk e ka lejuar.

Si shkak i procedurave për Covid-19, Rashica nuk ka udhëtuar fare në Kosovë për këtë ndeshje, por ai i ka mbështetur shokët e tij përmes rrjeteve sociale, shkruan “VAR Kosova”.


Sulmuesi ynë përmes një postimi në “Instastory” ka postuar një fotografi ku ka përkrahur djelmoshat e Challandes.

Rashica shkruan: “Shkojmë”