Janë publikuar pamjet gjatë stërvitjeve të Kombëtares së Anglisë, ku Danny Ings dhe Kieran Trippier pa dashje ndeshen mes veti kokë me kokë.
Në videon që e ka publikuar “Sky Sports”, shihet Ings dhe Trippier që goditën kokë me kokë dhe lëndohen rëndë, shkruan VAR Kosova.
Por pavarësisht
kësaj, që të dy futbollistët do të jenë të gatshëm për Anglinë sonte ndaj
Danimarkës, në takimin e Ligës së Kombeve që fillon nga ora 20:45.




























