Cristiano Ronaldo me dy golat e shënuar kundër Suedisë, numëron 101 gola me Portugalinë.
Këto gola ai i ka shënuar kundër 41 shteteve të ndryshme me të cilat është përballur.
Por janë disa kombëtare ndaj të cilave Ronaldo nuk ka arritur të shënojë. Në mesin e tyre është edhe Shqipëria.
Në katër ndeshje të luajtura kundër Shqipërisë, Ronaldo nuk ka arritur të shënojë as edhe një gol të vetëm.
Gol nuk ka shënuar as në katër përballjet e tij me Francën. Po ashtu ai nuk ka arritur të shënojë as në katër ndeshjet kundër Gjermanisë.
Ronaldo nuk i ka shënuar gol as Brazilit dhe Anglisë, kundër të cilave ka luajtur nga tri herë./VAR Kosova/