Tashmë, skuadra e Werderit ka filluar përgatitjet e para, para fillimit të sezonit të ri në Bundesligë.


Klubi gjerman përmes një postimi në “Twitter”, tregoi se ka filluar përgatitje me lojtarët e klubit, por që Rashica dhe Oscar do të stërviten individualisht, shkruan “VAR Kosova”.


Nuk dihet ende se pse është marrë ky vendim nga Werderi, ndoshta nga udhëtimi i fundit që Rashica e kishet për në Itali në ndeshjen kundër Moldavisë me Kombëtaren e Kosovës për Ligën e Kombeve.

Kujtojmë se ai nuk u lejua nga Werderi që të udhëtonte në Kosovë për takimi ndaj Greqisë që Kombëtarja jonë e humbi me rezultat 1:2, kjo për shkak të procedurave për Covid-19.