Sot do të zhvillohen ndeshje të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për rundin e dytë në Evropa Ligë.

Ndeshjet do të luhen në tërmine të ndryshme duke flluar nga ora 14:00 deri në atë 21:05, shkruan VAR Kosova

Pjesë e kësaj sfide me skuadrat e tyre do të jenë edhe plotë 11 futbollistë shqiptarë.

Atdhe Nuhiu do të startojë ndeshjen hapëse të kësaj dite, me skuadrën APOEL që luan ndaj Kaisar me fillim nga ora 14:00.

Pastaj do të jetë takimi ndërmjet Viking dhe Aberdeen, ku pjesë e vikingasave do të jenë Ylldren Ibrahimaj dhe Zymer Bytyqi.

Për Baselin ndaj Osijek do të jenë Kemal Ademi, Orges Bunjaku, Tician Tushi, Lirik Vishi.

Ndërkaq, në takimi ndërmjet Svervette dhe Reims do të paraqiten katër futbollistë shqiptarë, me Kastriot Imerin dhe Alban Ajdinin në radhët e klubit zvicerian, e për atë franceze do të jenë Arbër Zeneli e Valon Berisha.