Sot do të zhvillohen ndeshjet e Evropa Ligës në kuadër të kualifikimeve për rundin e dytë.
Takimet e sotme do të zhvillohen në termine të ndryshme, ku pjesë e këtij kompeticioni do të jenë edhe katër skuadra shqiptare, shkruan VAR Kosova
Teuta do të jetë skuadra e parë nga Shqipëria që do ta fillojë ndeshjen e rundit të dytë të kualifikimeve për Evropa Ligë, ku do të takohet me klubin spanjoll Granadan.
Pastaj Laçi do të takohet me klubin Beer Sheva nga Izraeli, takim ky që fillon nga ora 19:00.
E me termin nga ora 20:00 do të jenë edhe dy takime të mëdha, Kuksi pret Wolfsburgun e Drita i shkon në udhëtim ekipit nga Maqedonia e Veriut, Silekas.