Pep Guardiola mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Manchester Cityt dhe klubi synon të ruajë “vazhdimësinë” menaxheriale, sipas kryetarit Khaldoon Al Mubarak.

Guardiola është në sezonin e tij të katërt në Etihad, aq sa kaloi në krye të Barcelonës.

Kontrata e katalanasit zgjat deri në vitin 2021, por ka pasur interes nga Bayern Munich, klubit që ai ia fitoi tre tituj të njëpasnjëshëm para se të transferohej në Angli.