Mbrojtësi i i Barcelonës, Samuel Umtiti e ka pranuar se ai do të donte ta përfundonte karrierën e tij në Barcelonë, por ai gjithashtu duhet të luajë dhe të fitojë tituj.

“Asnjëherë nuk i dihet. Do të doja të mbaroja karrierën time këtu në Barça por jam i ri” tha Umtiti.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka mbetur jashtë skuadrës së parë të Barçës për shkak të dëmtimeve dhe formës.

Gerard Pique dhe Clement Lenglet janë të paprekshëm.