Bayern Munich ka fituar edhe një trofe. Bavarezët kanë fituar Superkupën e Gjermanisë, pasi mposhtën Borussia Dortmund me rezultat 3-2.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundojë me rezultat 2-1.
Tolisso në minutën e 18-të dhe Mueller në minutë e 32-të, shënuan për epërsinë 2-0 të kampioneve të Gjermanisë dhe Europës.
Julian Brandt shënoi në minutën e 39-të, për të ngushtuar epërsinë në 2-1.
Në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 55-të, shënoi sulmuesi Haaland për të barazuar rezultatin 2-2.
Në minutën e 82-të, Kimmich shënoi golin e tretë për Bayernin, që doli të jetë edhe goli i fitores.
Më poshtë mund t’i shikoni golat e shënuar në këtë ndeshje.