BBC Sport i ka bërë një profil menaxherit të ri të Arsenalit Freddie Ljungberg. Përkundër asaj që mund t’a thotë dukja e tij e jashtme, Freedie Ljunberg është shumë njeri i rezervuar, duke e bërë atë paradoks në vete, shkruan ndër të tjerash BBC Sport.

Pas largimit nga Arsenal, Ljunberg ka pasë disa avantura të shkurtra në Japoni dhe Indi për t’u kthyer si ndihmës trajner në Vfl Wolfsburg. Mbetja e Vfl Wolsburg në Bundesligë, i atribuohet trajnerit të atëhershëm Andries Jonke dhe Ljunberg. Mgjithatë, pas një starti të dobët të sezonit 2017-2018, të dytë u shkarkuan nga pozitat e tyre.

BBC Sport e përfundon artikullin me pyetjen nëse Ljunberg mund të marrë pozitën e përhershme të trajnerit tek Arsenal. Kjo do të varet se cili do të jetë suksesi i Ljungbergut duke filluar nga kjo javë në ndeshjen me Norwhic. Artikulli i plotë mund të lexohet në: https://www.bbc.com/sport/football/50606066