Ndeshja derbi e xhiros së tretë në Serie A, ndërmjet Napolit dhe Juventusit, me shumë gjasë nuk do të zhvillohet.

ESPN raporton se Napoli nuk do të udhëtojë në Torino për t’u përballur me Juventusin.

Arsye për këtë raportohet të jetë infektimi i dy futbollistëve të Napolit me COVID-19.

Ende nuk dihet se cilët janë këta dy futbollistë.

Shpresojmë shumë që kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk është infektuar.