Bukuresht (AFP) – Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs ka bërë shaka të shtunën duke thënë që rruga më e mirë për ta mundur Italinë në Euro 2020 është nëse ata “luajnë me rezerva”.

Duke u kthyer në kompeticionin Evropian për të dytën herë, Uells ka rënë në grup me Italinë, Turqinë dhe Zvicrrën në Grupin A.

Dy lojët e para, Uells, do t’i luaj në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, para se të ballafaqohet me Italinë, që është kthyer pasi që nuk ka marrë pjesë në finalet e Botërorit, në lojërat e fundit të grupit që do të mbahen në Romë.

“Italy është ekipi kryesor në grupin tonë. Nuk do të jetë e lehtë, por nëse do të kemi të gjithë lojtarët, do të luftojmë kundër të gjithëve”, tha Giggs.

“Të shpresojmë që kur të luajmë kundër Italisë, ata do të kenë gjashtë pike dhe do të luajnë me rezerva”.

Giggs tha që ndihet i lehtësuar që nuk janë në grupin e vështirë F ku janë kampionët aktual botëror Franca, kampionët e trefishtë europian Gjermania dhe fituesit aktual të Kupës Portugalia.

“E kemi ditur që do të jemi në grupin A apo B, por është mire që nuk jemi në grupin F”

Uellsi asnjëherë nuk është kualifikuar në kampionatin evropian para 2016-së dhe ish ylli i Manchester United tha që ka qenë i vendosur që t’i tregoj popullit të tij më rreth tre millionë banorë se ata i përkasin turneve të madha. “Mendoj që kjo është shumë e rëndësishme…, shumë shpesh për mua si lojtar kemi qenë afër kualifikimit, pasta në kualifikimet tjera nuk ishim askund.