Manchester United ka humbur në shtëpi me rezultat turpërues 1-6 nga Tottenham.
Ishin vendasit ata që shënuan të parët, normalisht përmes penalltisë.
Nga pika e bardhë i saktë si gjithmonë ishte Bruno Fernandes në minutën e dytë.
Në pesë minutat në vazhdim, mysafirët shënuan dy herë. Ndobele dhe Son ishin golashënues për Tottenham.
Harry Kane në minutën e 30-të dhe Son në minutën e 37-të, dërguan skuadrat në pushim me epërsinë e mysafirëve 1-4.
Edhe në pjesën e dytë, futbollistët e Jose Mourinhos shënuan edhe dy herë.
Aurier dhe Harry Kane shënuan për rezultatin final Manchester 1, Tottenham 6.