Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi e ka falënderuar stafin mjekësor të Fenerbahçes për rikuperimin e shpejtë.

Muriqi tha se në fillim i kishin sugjeruar të mos luajë deri në 6 javë.

“Më është dashur të pushoj  5 deri në 6 javë, por falë stafit mjekësor të Fenerbahçe, që ka qenë me mua 24/7, kam arritur të luajë kundër Goztepe” ka treguar ai.

Muriqi mungoi në dy ndeshjet e fundit vendimtare të Kosovës.