Ish-mesfushori i Real Madridit e Interit, Wesley Sneijder, ka krahasuar veten me dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Holandezi ka thënë se ai do të mund të ishte mirë sa këta dy, por ‘ja që nuk e ndjente një gjë të tillë’.

“Do të mund të bëhesha si Messi ose Ronaldo, por thjeshtë nuk e ndjejta këtë”, i ka thënë Sneijder Gianluca di Marzios.

“E shijova jetën time, ndoshta dilja për darkë dhe pija një gotë verë. Leo dhe Cristiano janë ndryshe, ata kanë bërë shumë sakrifica. Por, është në rregull për mua, me karrierën time, është e shkëlqyeshme”, ka thënë Sneidjer.

Holandezi mbeti jashtë treshës së Barcelonës për Top të Artë, që përbëhej nga Messi, Xavi dhe Iniesta./VAR Kosova/