Disa javë pasi gjithçka përfundojë rreth asaj nëse Lionel Messi do të mund të transferohej te Manchester City, ka folur ylli i skuadrës angleze, Kevin De Bruyne.
Belgu ka thënë se do të ishte mirë nëse Messi do t’i bashkohej Cityt, por nuk asnjë problem edhe nëse ‘pleshti’ nuk bëhet lojtar i Cityt.
“Sinqerisht, nuk më intereson nëse Messi vjen apo jo te City. Nëse ai vjen, është një gjë e mirë, nëse jo s’ka asnjë problem sepse kemi mjaftueshëm lojtarë të mirë në klub, me të cilët kënaqem duke luajtur”, ka thënë belgu për Sky Sports.
Pas njoftimit se Lionel Messi do të largohej nga Barcelona, Manchester City, që drejtohet nga ish-trajneri i Messit, Pep Guardiola, ishte skuadra që kishte mundësitë më të mira për ta transferuar yllin argjentinas.
Megjithatë, Messi vazhdoi përsëri me Barcelonën./VAR Kosova/



























