Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, kishte paralajmëruar qysh në vitin 2012, sukseset e argjentinasit Lionel Messi.

Holandezi kishte parashikuar që Messi do t’i fitojë më shumë se 5 Topa të Artë.

“Ai do të jetë futbollisti me më shumë Topa të Artë në histori të futbollit. Ndoshta, ai do të fitojë pesë, gjashtë ose shtatë Topa të Artë. Ai është i pakrahasueshëm”, kishte thënë Cruyff në vitin 2012.

Ditë më parë, Lionel Messi, ka fituar edhe njëherë Topin e Artë, duke numëruar tani 6 të tillë.