Si trajner, portugezi Jose Mourinho ka fituar 25 trofe të mëdhenj në karrierën e tij. The Special One ka mposhtur disa nga trajnerët më të mëdhenj në botën e futbollit.
Por për çudi, ishte Martin O’ Neill i kishte dhënë shume stress Jose Mourinhos në karrirën e tij si trajner.
Porto e drejtuar nga Mourinho, e mposhti skuadrën skoceze Celtic në finale të Kupës së UEFA-s në vitin 2003.
Ndeshja ishte mbyllur me fitoren e Portos në finalen e luajtur në Sevillë.
“Ajo finale ndaj Celtic, nuk ishte fitorja më e madhe, nuk ishte gëzimi më I madh, por sa i përket lojës ishte më e madhja ndonjëherë”, tha Mourinho.
“Kur përfundojë loja, mendova se kam vdekur. Ende mendoj se ajo ishte ndeshja më e tensionuar në karrierën time. Kam luajtur në tri finale evropiane pas kësaj, dy në Ligën e Kampionëve. Kam fituar shumë tituj. Por sa i përket tensionit, intensitetit, emocioneve të ngritura në kufi, është loja kundër Celtic”, tha Mourinho./VAR Kosova/