Një lajm i mirë për Kosovën vjen nga Roma, saktësisht nga Lazio. Sulmuesi i kësaj skuadre dhe i Kosovës, Vedat Muriqi, ka filluar stërvitjet.

Pas disa javëve jashtë fushës, 26-vjeçari është rikthyer në stërvitje.

Ky mund të konsiderohet një lajm i mirë për Kosovën, në kohën kur po përballet me rezultate negative.

Vedat Muriqi nuk ka mundur të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës, në dy humbjet e fundit nga Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia.

Ai po ashtu do të mungojë edhe në ndeshjen e së mërkurës kundër Greqisë.