AC Monza komunikon katër raste të reja pozitive të Covid-19 në grupin e ekipit, pas kryerjes së testeve të fundit.

Këta janë dy futbollistë dhe dy anëtarë të stafit, të cilët u vendosën menjëherë në karantinë në shtëpi, në përputhje me rregulloret shëndetësore në fuqi.

Të gjithë lojtarët e tjerë që rezultuan negativë në testim, vazhdojnë të stërviten sipas protokollit federal.

Lojtarët tani duhet të karantinohen për 14 ditë – para se të marrin testin negativ dhe të rikthehen sërish.