Kosova ka marr barazim në Athinë kundër Greqisë, duke e mbyllur takimin me rezultat 1-0.
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes për mikrofonin e Digitalb SuperSport Kosova ka deklaruar se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës por jo edhe me gjyqtarin kryesor të ndeshjes.
“Kemi pasur disa probleme në pjesën e parë, sidomos në krahë. Sepse kemi të bëjmë me një kundërshtarë shumë të fortë në krahë, pastaj e përmirësuam në pjesën e dytë për t’i mbyllur krahët e tyre dhe të provuar kundërsulme. Problemi nuk është mbështetja apo jo, unë jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua. Në rregull, unë jam një trajner që më pëlqen të luajë. Sot ishte e mundshme ndonjëherë, dhe ishte e rëndësishme të mbroheshim si skuadër, veçanërisht në këtë moment. Ishte shumë e rëndësishme ta kemi një skuadër të luftojë bashkë, ky është kompliemti im për ta. Nuk isha i kënaqur me vendimet e gjyqtarëve, është shumë e rëndësishme për një portier të mbrojë një penallti dhe t’i jep zemër skuadrës, të luftojnë së bashku, ne jemi një skuadër”, ka deklaruar Challandes.