Ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar, është kritikuar shumë shpesh për simulimet e shumta gjatë ndeshjeve.
Një kritikë të ashpër për Neymar, e ka bërë edhe mbrojtësi i Perusë, Carlos Zambrano.
Madje ai e ka quajtur brazilian, ‘kloun’.
“Sinqerisht, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, një nga më të mirët në botë, por për mua është vërtetë një kloun”, tha Zambrano në një televizion amerikan.
“Neymar është i vetëdijshëm për gjithçka që bënë në fushë, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm po të kërkonte faulla më pak. Ai u hodh disa herë në zonën e penalltisë, për të parë nëse do t’i jepnin një penallti dhe në fund ai e arriti qëllimin e tij, me dy penallti, të cilat nuk ishin”, tha Zambrano.
Në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës që u zhvillua të martën, Neymar shënoi hattrick.

Kurse Zambrano, ishte lojtari i dytë i Perusë që u përjashtua nga loja./VAR Kosova/



























