Lazio luan sfidën e javës së katërt në Serie A në udhëtim ndaj Sampdorias, shkruan VAR Kosova.

Sulmuesi kosovar i transferuar këtë verë nga Fenerbahce, Vedat Muriqi gjendet për herë të parë në skuadër por takimin e nis nga banka rezervë.

Por, bashkëatdhetari i Muriqit, portieri Thomas Strakosha do të jetë titullar në këtë sfidë.

Skuadra e Simeone Inzaghit do tentojë të arkëtojë tri pikët e plota në udhëtim ndaj Sampdorias, duke qenë se “I Biancocelesti” kanë vetëm katër pikë nga tri ndeshjet e para.

Sulmuesi kosovar i transferuar këtë verë nga Fenerbahce, Vedat Muriqi gjendet për herë të parë në skuadër por takimin e nis nga banka rezervë.

Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 18:00.