Ndeshja e parë e javës së pestë në Serie A, ka qenë një dramë e vërtetë. Në Mapei Stadium Sassuolo dhe Torino ka ndarë pikët.

Goli i parë në ndeshje u shënua pas asistimit të kosovarit Mërgim Vojvoda, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë.

Nga minuta 71-të e ndeshjes e deri në fund, u shënuan pesë gola.

Mysafirët ishin në epërsi 1-3, por vendasit arritën të barazojnë në një fund dramatik dhe me një mot të mbizotëruar nga mjegulla.