Në shumicën e ndeshjeve të rëndësishme për Real Madridin, vendimtar ka qenë kapiteni Sergio Ramos.
Edhe në El Clasicon numër 181, ishte spanjolli ai që shënoi gol.
Sergio Ramos shënoi nga pika e bardhë në minutën e 63-të ndeshjes, për epërsinë e dytë të mysafirëve.
Fitoren Real Madridit ia siguroi kroati Luca Modric në minutën e 90-të.
Pas gabimit të holandezit De Jong, Modric shënoi një gol shumë të bukur.
Dy golat e parë u shënuan në 8 minutat e parë të ndeshjes nga Valverde dhe Ansu Fati./VAR Kosova/