Skuadra e Ballkanit është mposhtur në javën e 8-të të Superligës së Kosovës.
Ndonëse suharekasit ishin në epërsi 0-3 kundër Trepçës ’89, mitrovicasit arritën ta përmbysin rezultatin në 4-3.
Për mysafirët shënuan Gripshi, Krasniqi dhe Mirlind Daku. Ky ishte edhe goli i 15-të i tij.
Kurse për vendasit shënoi tri herë Sie dhe një gol Nimani.