Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, shënoi një gol shumë të rëndësishëm në sfidën kundër Milanos, duke barazuar rezultat 3-3.
Por shqiptari e ka pranuar se i duhet të mësojë dhe të përmirësohet shumë.
“Është mirë dhe e lehtë për ne të shënojmë nga ndërprerjet”, tha Kumbulla për “Sky Sport”.
“Unë mund të përmirësohem në këtë aspekt. E bëra një gabim te goli i parë që e morën, të cilin kam mundur ta shmang. Por isha me fat që u shpagova duke shënuar gol vetë”, tha Kumbulla.
Ky ishte goli i dytë për qendërmbrojtësin shqiptar në fanellën e Romës, të cilës iu bashkua këtë verë nga Hellas Verona.