Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është i gatshëm ta lë francezin Antonie Griezmann që të largohet nga Camo Nou në janar të vitit të ardhshëm.
Skuadra franceze Lyon, shpreson të nënshkruajë me të në janar, sipas El Chiringuito de Jugones.
Barcelona do të rikthejë interesimin për Memphis Depay në janar të 2021, pasi nuk arritën ta transferojnë holandezin gjatë kësaj vere.
Ylli francez Griezmann nuk ka qenë në gjendje që të zë vend në formacionin bazë të Barcelonës dhe klubi katallan është i gatshëm ta largojë atë.
Besohet se Lyon do të fillojë bisedimet për një shkëmbim të mundshëm Depay-Griezmann.