Diogo Jota ka shënuar golin numër 10 mijë në histori të Liverpoolit në të gjitha garat.

Portugezi shënoi në minutën e 55-të kundër skuadrës daneze, Midtjylland.

Golin e dytë për vendasit e shënoi Mohamed Salah, në minutat shtesë të ndeshjes.

Egjiptiani shënoi nga pika e bardhë për rezutltatin përfundimtar 2-0.

Vlen të përmendet se në këtë ndeshje, u lëndua brazilani Fabinho, i cili është duke luajtur si qëndërmbrojtës prej kur u lëndua holandezi Virgil van Dijk në ndeshjen kundër Evertonit.