Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, i njohur me nofkën “Tysoni shqiptar” të shtunën do të ngjitet përsëri në ring.
Ai do të boksojë në Soçi të Rusisë kundër ish-kampionit të botës, Murat Gassijev.
Seferi fatkeqësisht kishte kohë të shkurt për t’u përgatitur pasi që ai hyri si zëvendësim i vëllaut të tij, Sefer Seferi. Kjo pasi ai rezultojë pozitiv me koronavirus.
Në karrierën e tij 21 vjeçare, Seferi ka shënuar 41 fitore dhe ka 9 humbje. Nga 41 fitoret, 23 i ka me nokaut.
Veç njëherë ka humbur duke u nokautuar. Ndeshja e tij e fundit ishte në janar të këtij viti, ku arriti ta mposhtë ne nokaut, Mazen Girken.
