Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka gjetur kohë të flas për dy legjenda të futbollit, Ronaldo dhe Ronaldinho.
Të dy këta brazilianë, kanë qenë pjesë e Barcelonës në kohë të ndryshme.
Te Barcelona ka qenë gjithashtu edhe Guardiola, fillimisht si futbollist e pastaj si trajner, që fitojë gjithçka.
Guardiola ka lavdëruar legjendat braziliane dhe botërore të futbollit, duke thënë se ata janë prej më të mirë në botë.
“Lojtarë si Ronaldo dhe Ronaldinho, nuk kam parë në epokën e re të futbollit”, ka thënë Guardiola.
“Nëse Ronaldinho do të ishte më i disiplinuar dhe Ronado të kishte më pak lëndime, ata do të ishin lojtarët më të mirë në histori të futbollit”, ka thënë ai./VAR Kosova/



























