Jetmir Topalli ka shënuar në fitoren e sotme të Yeni Malatyaspor.

Ish-futbollisti i Ballkanit u inkuadrua nga stoli në fitoren 2-0 të Yeni Malatyaspor përballë Artvin Hopaspor.

Ndeshja ishte e vlefshme për Kupën e Turqisë.

Megjithatë edhe pse u inkuadrua nga stoli, Topalli arriti që të përshtatet me skuadrën dhe të realizoj gol.

Ishte minuta e 80-të e takimit kur futbollisti kosovar realizoi golin e tij të parë me fanellën e skuadrës së re.

Topalli akoma nuk ka gjetur formën optimale në Turqi, por ky gol mund të ndihmoj shumë në rritjen e vetëbesimit.