Nicolo Zaniolo, vitin e kaluar është zgjedhur lojtari më i mirë i ri në Itali.
20-vjeçari është duke shkëlqyer me ekipin kryeqytetas dhe ka thënë se nuk mendon largimin.
I pyetur nga gazetarët për një gjë të tillë, Zaniolo ka thënë se nuk sheh arsye për tu larguar.
“Jam shumë mirë te Roma dhe nuk shoh arsye se pse duhet të ndryshoj ambient”, ka thënë numri 22 i Romës.
“Do të isha shumë i trishtuar, Roma është një qytet që më ka dhënë shumë dhe tani kam gjithçka këtu. S’dua të mendoj për këtë”, është përgjigjur Zaniolo në pyetjen nëse largimi i tij do të ishte i detyrueshëm.