Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka shënuar një gol të bukur për Valerengan në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Norvegjisë.

Shala me shokët e tij kanë fituar 2-0 përballë rivalit të ligës, Odd.

Kosovari shënoi gol në minutën  e 39-të e takimit. Për Shalën asistoi Kjartansson dhe mesfushori i Kosovës shënoi një gol shumë të bukur.

Golin e dytë për Valerengan e realizoi Matthias Vilhjalmsson (86′), për t’i siguruar kështu tri pikë të reja.

Ky ishte goli i dytë në këtë edicion Herolind Shalën dhe deri tash ka dhuruar edhe dy asistime.