Skocia është kualifikuar në finalet e Evropianit “Euro2021” pasi e eliminoi Serbinë në Beograd pas ekzekutimit të penalltive.

Në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve nuk kishte fitues pasi ndeshja u mbyll me rezultat 1:1 por pas penalltive më me fat ishin mysafirët duke shënuar një triumf të madh dhe duke ua shuar ëndrrat serbëve për një kualifikim.

Në takimin tjetër Sllovakia ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian “Euro2021” pasi e ka mposhtur në finale Irlandën me rezultat 1:2.

Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me barazim 1:1 ndërsa në vazhdime mysafirët realizuar një gol për ta siguruar kualifikimin.

Më herët kualifikimin e siguruan Hungaria e Maqedonia e Veriut. /VAR Kosova/