Portieri skocez, David Marshall, ishte hero mbrëmjes e së enjtes, duke dërguar kombëtaren e tij në Euro2020.
Ish-portieri i Cardiff City dhe Celtic, që aktualisht është gardian i Derby County, priti penalltinë e sulmuesit serb, Aleksandar Mitrovic.
Pritja e 35-vjeçarit ishte vendimtare për një fitore kaq të rëndësishme dhe ndeshje shumë të tensionuar.
Pasi priti penalltinë, reagimi i portierit skocez ishte epik, pasi nuk ishte në dijeni që ishin kualifikuar në Kampionatin Europian.
Në rrjetet sociale tashmë është bërë viral reagimi i tij.
Kjo do të jetë paraqitja e parë të Skocisë në një turne të madh pas 22 vitesh