Dy gola në fitoren e Gjermanisë kundër Ukrainës në Ligën e Kombeve, i shënoi sulmuesi i skuadrës londineze Chelsea, Timo Werner.

Me këto dy gola, ai ka shënuar në secilën prej 5 paraqitjeve të fundit për Gjermaninë, por edhe për klubin.

Në 17 ditët e fundit, Werner ka shënuar 6 gola.

Golin e parë për Gjermaninë sonte, e që ishte i barazimit, e shënoi ylli i Bayern Munich, Leroy Sane.

Kurse golin e vetëm për Ukrainën, e shënoi Roman Yaremchuk./VAR Kosova/