Zvicra dhe Spanja ka ndarë pikët në ndeshjen e Ligës A të Ligës së Kombeve.
Vendasit të udhëhequr nga shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, arritën të shënojnë gol në pjesën e parë të ndeshjes.
Në minutën e 26-të, Breel Embolo, asistoi për mrekulli për mesfushorin e Atalantas, Remo Freuler.
Ai shënoi një gol shumë të bukur me këmbën e majtë.
Sergio Ramos kishte mundësinë në pjesën e dytë të barazonte rezultatin dhe më vonë edhe ta kalonte në epërsi Spanjën, por në të dy rastet, gaboi nga pika e bardhë.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 89-të nga Gerard Moreno./VAR Kosova/