Futbollistët e Kosovës bënë një ndeshje shumë të mirë kundër një kundërshtari si Sllovenia.
Megjithëse u mposhtën në fund nga ajo penallti e dyshimtë, trajneri kosovar Ismet Munishi, ka lavdëruar lojën e futbollistëve.
“Nuk merituam të humbim sonte. Jo që luajtëm tepër mirë, por luftuam fort. Bravo djelmosha, bravo Luana. Kokën lartë, kështu luftohet për shtet”, ka shkruar Munishi.
Ai ka lavdëruar edhe lojën e mirë të Edon Zhegrovës.
“Sidomos më befasoi Zhegrova, me angazhim në fazën defanzive dhe me frizurë të re, të lumtë Edon”, ka shkruar Ismet Munishi në Facebook./VAR Kosova/