“Kosovës dhe futbollistëve po iu mungon një frymë e re në skuadër, ku do të mbizotëronte lidershipi dhe një dorë e hekurt në menaxhim të lojtarëve”.
Kështu tha trajneri i Llapit, Tahir Batatina, duke folur për Kombëtaren e Kosovës.
I pyetur nëse do të bëhej trajner i Kosovës, po t’i jepej mundësia, Batatina tha se është i gatshëm për sfida të reja.
“Asnjëherë nuk iu kam frikësuar sfidave dhe as nuk iu frikësohem përgjegjësive për të bërë diçka madhore për shtetin dhe kombëtaren tone, por një gjë e di se maksimumin nga secili lojtarë e kisha nxjerrë, që të mbrohet me nder dhe krenari fanella e kombëtares”, tha Batatina për Indeksonline.
“Ne kemi super skuadër, super djem në kombëtare dhe duhet të jemi shembull si shteti jonë i afërt që dikur ishim një shtet bashkë që për një kohë të shkurtër arriti nën-kampion i botës duke qenë pretendent për kampion, pra Kroacia. Nuk duhet të gjejmë arsyetime se jemi të ri sepse që 100 vite luajmë futboll dhe kanë dal emra e emra nga ky vend nuk ka kohë për arsyetime por duhet t’i qasemi punës me zemër dhe shpirt duke i lënë interesat e ngushta dhe duke e parë kombëtaren para çdo gjëje”, përfundoi Batatina.